Po mbytej nga ushqimi, kamarieri shqiptar i shpëton jetën të moshuarës në Maltë

Një kamarier shqiptar në Maltë ka bërë një gjest heroik, pasi ndërhyrja e tij i shpëtoi jetën një klienti në lokalin ku punonte.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se shqiptari Endri Demaj ishte duke punuar në zonën “Ghar Lapsi” në Pieta, kur u informua se një kliente, Patricia Neto, po vdiste nga mbytja në ushqim.

I riu ka ndërhyrë menjëherë për të ndihmuar të moshuarën dhe për fat të mirëka arritur ta shpëtonte nga vdekja.

Vajza e saj, Carole Khosla, ka falënderuar Endrin përmes një postimi në Facebook.

 “Ti shpëtove jetën e nënës sime dhe unë jam mirënjohëse”, tha ajo. 

Edhe në rrjetet sociale veprimi i Endrit u vlerësua nga shumë përdorues, shkruajne mediat.