Zoti President, si po ndiheni? Shikoni si Biden i përgjigjet me "kërcim" gazetares pas aksidentit me biçikletë

Joe Biden është mirë. Kështu duket. Presidenti amerikan mesa duket dëshiron të provojë në mënyrë qesharake se është në top formë pas një përplasjeje me biçikletë. 

Kur u pyet se si po kalonte, Biden u hodh disa herë pupthi, shtrëngoi grushtat dhe qeshi. 

Së fundmi ai u përfshi në një aksident të vogël me biçikletë. Biden dhe gruaja e tij kishin shkuar për një shëtitje të vogël me biçikletë në përvjetorin e tyre të 45-të të martesës. 

Kur 80-vjeçari tentoi të ndalej tek gazetarët, këmba e tij u kap në pedale dhe Biden ra. Një gabim amator dhe një dhuratë nga perëndia për të gjithë kritikët. 

Por mesa duket ai e ka përballuar mirë rënien.  Ndërsa largohej nga kisha pas shërbesës, ai shmangu pyetjet duke dashur vetëm t'u tregojë të gjithëve se "Asgjë nuk mund të më rrëzojë!"