Mediat: Putin i dhuron të dashurës dy vila të reja luksoze në Turqi, Erdogan i siguron rojet

Edhe pse lufta në Ukranë vazhdon duket se, presidenti i Rusisë Vladimir Putin është kujdesur për  të dashurën e tij shumë të përfolur, Alina Kabaeva. Mediat e huaja, bëjnë me dije se Putin i ka blerë dy shtëpi të reja luksoze.

Medalistja e artë olimpike, 39 vjeç, tani zotëron një shtëpi verore në Turqinë jugore dhe një shtëpi në Stamboll.

Pronat janë blerë në Turqi nëpërmjet një ndërmjetësi dhe ndihmësi të ngushtë të presidentit të vendit Rexhep Tajip Erdogan, pretendoi biznesmeni izraelit me origjinë ruse Leonid Nevzlin, i cili publikoi i pari lajmin.

Nevzlin, i cili është një ish-bashkëpronar i gjigantit të naftës Yukos dhe një ndër armiqtë kryesorë të Putinit pretendon gjithashtu se Erdogan ka vendosur rojet e tij presidencialë në shtëpitë e shtrenjta.

Ndërkohë, sa i përket Kabaevës ajo besohet se është e dashura e kreut të Kremlinit dhe nëna e katër fëmijëve të tij, të cilët ai kurrë nuk i ka njohur zyrtarisht.

Ajo është një ndër personat e sanksionuar nga Britania, BE dhe Kanadaja për lidhjet e saj të supozuara të ngushta personale me Putinin.

Pavarësisht sanksioneve Kabaeva përdor një avion privat “Falcon 7X” me vlerë 32.6 milionë paund.