Italia "thahet" për ujë, ky rajon është gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga thatësira
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 18:49
Emilia Romagna, rajoni në veri të Italisë, po shkon drejt kërkesës për gjendje të jashtëzakonshme për shkak të alarmit të thatësirës.
Qarku mblodhi dhomën e kontrollit, me departamentet e Mbrojtjes Civile dhe Bujqësisë, për të bërë një bilanc të situatës.
“Ne po vlerësojmë gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe më pas kërkojmë atë kombëtare”, tha presidenti Stefano Bonaccini.

