Televizionet ruse fillojnë transmetimin në rajonin e pushtuar të Kersonit
Rusia ka thënë se ka rikonfiguruar infrastrukturën e komunikimeve në rajonin ukrainas të pushtuar, Kerson dhe se ka nisur transmetimi i kanaleve televizive ruse.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije përmes një deklarate se 24 kanale televizive ruse janë instaluar në rajonin ukrainas.
Rusia ka fituar kontrollin e Hersonit, që gjendet shumë afër Krimesë së aneksuar, pak pasi ka nisur sulmin e Ukrainës, dhe më vonë ka instaluar administratë civile-ushtarake të afërt me Moskën.
Prej muajit prill, në disa pjesë të këtij rajoni janë transmetuar kanalet ruse.
Lufta ka shtyrë mijëra banorë lokalë që të ikin nga Kersoni drejt territoreve të kontrolluara nga Kievi dhe Moska.
Krahas Kersonit, të njëjtin fat ka pësuar edhe rajoni Zaporizhja, e cili po ashtu ka dalje në Detin Azov.
Në Zaporizhja pritet që në muajin shtator shkollat fillore të nisin të mësimin në gjuhën ruse.