Lia e majmunëve: Vaksina duhet të ofrohet meshkujve homoseksualë dhe biseksualë, janë më në rrezik

Vaksinat kundër lisë së majmunëve, duhet t'u ofrohen disa meshkujve homoseksualë dhe biseksualë me rrezik më të lartë të prekjes nga virusi, ka thënë Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai rekomandon ofrimin e vaksinës së lisë, Imvanex, e cila tregohet se është efektive kundër virusit.

UKHSA tha se një mjek mund të këshillojë vaksinimin për dikë që "ka shumë partnerë, kryen marrëdhënie më shumë se me një person.

Lia e majmunëve nuk klasifikohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm, por mund të transmetohet përmes kontaktit të ngushtë që ndodh gjatë seksit.

Dr Mary Ramsay, kreu i imunizimit në UKHSA, tha se gjurmimi i kontaktit po ndihmonte në kufizimin e përhapjes së lisë së majmunit dhe se duke ofruar një vaksinë ata shpresojnë të "thyejnë zinxhirët e transmetimit".

Njerëzit këshillohen të kenë kujdes për ndonjë njollë të re, ulçerë ose flluskë në çdo pjesë të trupit të tyre, veçanërisht nëse ata kanë pasur kontakt të ngushtë me një partner.

Kushdo me këto simptoma duhet të shmangë kontaktin e ngushtë me të tjerët.