Artist, reper apo kriminel? Gio Basha, nipi i Alqi Bllakos, gjobitet me 10 mln dollarë. Në 2011 u hetua nga FBI për pastrim parash
Artist, reper apo kriminel?
Figura enigmatike dhe shpesh e diskutueshme e njohur si Gio Basha është gjobitur me 10 milionë dollarë nga SEC (komisioni i letrave me vlerë dhe këmbimit) dhe kjo nuk është përballja e tij e parë me ligjin, shkruan revista e showbizit ventsmagazine.
Në vitin 2011 Basha po hetohej nga FBI dhe DD për pastrim parash me dajën e tij, politikanin shqiptar Alqi Bllako.
Asokohe llogaritë bankare të Bashës u bllokuan dhe pasuritë e tij u sekuestruan.
Në vitin 2021 Basha thuhet se fitoi mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit, por ai u vu sërish nën hetim për pastrim parash dhe këtë herë firma e Bashës u gjobit me 3 milionë dollarë nga SEC për moszbatimin e politikave dhe procedurave.
Sipas një raporti të ICC-së, dyshohej se Basha u shiste vepra arti vetëm mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.
Pse keni makthe? Disa arsye dhe këshilla
21 Qershor, 16:25
Një hetim tregoi se, ndryshe nga shitja e aksioneve ose kryerja e transfertave rutinë bankare, shitjet e artit privat përmes shtëpive të ankandeve nuk i nënshtrohen dispozitave kundër pastrimit të parave në Aktin e Sekretit Bankar.
Basha mundi ta shfrytëzonte këtë, sepse kur veprat e artit shiteshin, shitësit nuk i kërkohet të konfirmojnë identitetin e blerësit dhe as të sigurohen që vepra artistike të mos përdoret për të pastruar paratë e pista.
Sipas një raporti italian të AISE, Basha veproi si ndërmjetës në mbi 300 marrëveshje private të artit. Në këtë mënyrë ai ishte në gjendje të pastronte miliona për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë.
Basha, i njohur si muzikant ka mijëra ndjekës dhe mesa duket njerëzit e duan. Zhanri i tij i muzikës është rep ndërkohë që ka bërë bashkëpunime me reperë si Young Thug dhe Casanova.

