Nëse urinoni në këtë plazh do të merrni 750 euro gjobë

Turistët dhe vendasit që do kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës, do të gjobiten me plot 750 euro.

Sipas mediave të huaja Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si “shkelje të rregullave të higjienës”, por nuk ka sqaruar se si do të identifikojnë autoritetet turistët që do të urinojnë në det.

Nga ana tjetër, zyrtarët e qytetit planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

Gjithashtu autoritetet në Francë kanë ndaluar edhe përdorimin e sapunit apo shampos në det.