Peskov: Dënimi me vdekje nuk përjashtohet për dy amerikanët
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e përjashtoi një mundësi që amerikanët e kapur në Ukrainë mund të përballen me dënimin me vdekje.
Në konferencë për shtyp, ai tha se këto janë vendime gjyqësore, duke shtuar se jo vetëm që nuk i komenton ato por nuk ka askush të drejtë të ndërhyjë.
Peskov deklaroi se Kremlini nuk e di ku janë amerikanët, pasi familjet e tyre thanë se nuk ishin kthyer nga një mision rreth rajonit të Kharkiv.
Duke folur për gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit tha se dy shtetasit amerikanë të arrestuar në Ukrainë ishin mercenarë që nuk mbulohen nga Konventat e Gjenevës dhe duhet të përballen me pasoja për veprimet e tyre.
Sipas tij statusi që përcakton se si trajtohen ushtarët dhe civilët në kohë lufte nuk zbatohet për dy shtetasit amerikan të ndaluar në Ukrainë.
Dy vullnetarët amerikan që po luftonin në Ukrainë, Alexander John-Robert Drueke, 39, nga Tuscaloosa, Alabama, dhe Andy Tai Ngoc Huynh, 27 vjeç, nga Hartselle, Alabama u arrestuan nga seperatistët e mbështetura nga Rusia në Donetks në fundjavë, sipas medieve shtetërore ruse.
Në konferencën e së mërkurës, Dmitry Peskov tha gjithashtu se Ukraina nuk është përpjekur të rifillojë negociatat e paqes me Rusinë.
