Nëna harron djalin në makinë se po përgatitej për ditëlindje, 5 vjeçari humb jetën
Një djalë 5 vjeçar ka humbur jetën pasi nëna e tij e la për orë të tëra të mbyllur në makinë, teksa ajo po përgatitej ditëlindjen e vajzës.
Nëna ishte në nxitim e sipër kur u kthye në shtëpi dhe djali mbeti në makinë kur ajo dhe vajza e saj hynë brenda në shtëpi, ka thënë Sherifi i Qarkut Harris Ed Gonzalez.
Vetëm dy ose tre orë më vonë nëna e kuptoi se djali i saj ishte ende në sediljen e makinës, tha Gonzalez.
“Fëmija nuk ia doli dot dhe nënës që po merrej me përgatitjet, iu desh pak kohë që të kuptonte se fëmija nuk ishte në shtëpi”, tha ai.
Ndihma e parë konstatoi se fëmija kishte vdekur në makinë, por ende nuk dihet nëse nëna do të përballet me akuzën e vrasjes.
Hetuesit deklarojnë gjithashtu se makina ishte e marrë me qira që lë të kuptojë se djali nuk dinte si të dilte. Makina nuk kishte asnjë sistem bllokimi të dyerve për fëmijët ose dicka të ngjashme.
Temperaturat në Hjuston arritën një rekord të lartë të hënën duke bërë që djali të mos rezistonte dot.
Mesatarisht, 38 fëmijë nën moshën 15 vjeç vdesin çdo vit nga temperaturat e larta pasi janë lënë në makinë, sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë (NSC).
Temperaturat e trupit të fëmijëve rriten shumë më shpejt se të rriturit dhe ata mund të fillojnë të pësojnë goditje të nxehtësisë kur temperatura e tyre rritet shume.