Sulm me thikë në një qendër tregtare në Suedi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Qershor 2022, 10:54
Disa persona janë plagosur nga sulmi me thikë në një qendër tregtare suedeze.
Dy të plagosur janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm në qendrën tregtare Kvarteret Igor në qytetin e Vesteras.
“Ne kemi marrë disa telefonata për një kohë shumë të shkurtër duke na njoftuar se janë disa të plagosur”, ka thënë Magnus Jansson Klarin, zëdhënës i Policisë.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Policia ende nuk ka kapur asnjë të dyshuar lidhur me rastin dhe ngajraja po hetohet si tentativë për vrasje, shkruan “Daily Mail”