Moska do të thërrasë sot ambasadorin e BE-së pasi Lituania bllokoi transitin e mallrave ruse drejt Kaliningradit

 

Ministria e Jashtme ruse do të thërrasë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Moskë, Markus Ederer, gjatë ditës së sotme lidhur me ndalimin e Lituanisë për transitin e mallrave nën sanksionet e BE-së përmes Kaliningradit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Autoritetet në Lituani ndaluan kalimin transit të mallrave të sanksionuara nga BE në territorin e tyre, që përfshin të vetmen rrugë hekurudhore mes Rusisë dhe enklavës së Kaliningradit në detin Baltik. Mes mallrave të ndaluara janë qymyri, metalet, materialet e ndërtimit dhe teknologjia e avancuar.

Anton Alikhanov, guvernatori i Kaliningradit, tha për një televizion rus: Kjo është, natyrisht, një situatë që mund të zgjidhet me mjete diplomatike. Me sa di unë, nesër Marcus Ederer, ambasadori i Bashkimit Evropian në Rusi, do të thirret në Ministrinë e Jashtme.

Sakaq Rusia ditën e djeshme ka kërcënuar se do të hakmerret për ndalimin e Lituanisë për tranzitin e disa mallrave përmes territorit të saj drejt enklavës ruse të Detit Baltik të Kaliningradit.

Lëvizja e qeverisë së Vilnius u përshkrua si "e paprecedentë" në Moskë, ku zyra e jashtme ruse tha se ata rezervonin të drejtën për t'u përgjigjur për të mbrojtur interesin e tyre kombëtar.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se ishte një "lëvizje e paligjshme".

"Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Është shkelje e gjithçkaje. Ne e konsiderojmë këtë të paligjshme. Situata është më se serioze. Ne kemi nevojë për një analizë serioze të thelluar për të përpunuar përgjigjen tonë,” raporton The Guradian.