Dëshmia e Dumanit, Demalia: SPAK do të mbrojë shtetarët, të merret në mbrojtje pronari i medies i kërcënuar

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia duke folur për dëshminë e Nuredin Dumanit u shpreh se Shqipëria është në një gjendje të rëndë.

Ai tha se në dëshmitë e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës.

Ai shtoi se nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies.

Demalia: Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ku ka një vend që ndëshkohet për nxjerrjen e një sekreti, edhe pse nuk është sekret shtetëror. Ky është sekret për shtetarët, sepse nga dëshmia e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. për kë bëhej fjalë? Dihet se kush janë pronarët e medieve kryesore në vend. Kush është njeriu që ruhet me bodigardë? Dihet se kush.

Nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. Në një vend normal edhe krimineli që është në burg, merret she transferohet në një burg tjetër. SPAK-u në vend që të shqetësohet për këtë gjë, shqetësohet se mos u dalin sekretet politikanëve. Aty thuhet se grupet politike kanë organizuar disa raste për të eliminuar pronarë mediesh.

Pak ditë më parë qarkulloi një lajm në medit online se një pronar mediash ishte në shënjestër për tu eliminuar, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit.

Ndërkohë, i pyetur nga Ora News, SPAK as nuk e mohoi dhe as e pohoi një gjë të tillë.