E rëndë në Elbasan: 19-vjeçarja tenton vetëhelmimin, sillet në Tiranë në gjende të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 16:19
Një e re në në lagjen “5 Maji” Elbasan dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen ditën e sotme.
Ajo është gjetur në banesë nga familjarët, ndërsa është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.” – njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
