"S'mban më ujë pilafi", qytetarët bëhen bashkë kundër rritjes së çmimeve

Këtë të enjte u mbajt protesta e dytë e paralajmëruar kundër rritjes së çmimeve. Ashtu si një ditë më parë, protesta u mbajt fillimisht në sheshin "Skënderbej".

Në ditën e dytë qytetarët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për krizën e çmimeve ndërsa janë shfaqur me banderolën "S'mban më ujë pilafi!"

Pas sheshit "Skënderbej" marshimi ka vijuar drejt Kryeministrisë ku qytetarët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë pasi sipas tyre në bashkëpunim me oligarkët po i çon paratë te koncesionarët dhe se nuk ka marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.