Korçë/ Banorët në protestë: Qershitë po kalben në pemë, nuk ka treg
Fermerët e fshatit Dvoran të Korçës protestuan të mërkurën. Dhjetëra hektarë me qershi kanë mbetur në pemë.
"Kam 10 dynym qershi. Kam vjelur vetëm dy rrënjë," thotë një banore.
Ata thonë se tregu mungon, ndaj prodhimi po kalbet në pemë. Ndërsa po e shesin atë me kosto minimale prej 20 lekësh, por edhe me këtë çmim qershia nuk po shitet.
"Ka vajtur kilogrami 200 lekë të vjetra."
Shteti thonë se nuk u ka krijuar asnjë lehtësirë.
"Nuk kemi asnjë zgjidhje. Çmimet kanë shkuar në katatrofë. Ne kërkojmë që të vij shteti dhe tu japi lekët që kanë harxhuar fshtarët. Na fundosi ne të fshatiti, as naftën sna dha, as qershia as kumbulla, asgjë," thonë ata.
Të revoltuar e pa shpresë ata thonë se ky është ndër vitet më të rënda për ta.
"Çfarë do bëjë qeveria me fshatarin. Ne skemi marrë asgjë nga shteti deri tani," thonë ata.
Apeli i tyre shkon drejt qeverisë, duke kërkuar subvencionime për imputet bujqësore, apo edhe për naftën, duke mos i lënë këta të fundit në mëshirë të fatit.