Sot nis punën Komisioni për Reformën Territoriale, të premten ai i Reformës Zgjedhore

Sot në orën 12:00 socialistët dhe demokratët për të konstituar Komisionin e Reformës Territoriale të drejtuar nga dy bashkëkryetarët Anila Denaj e PS dhe Dhurata Çupi nga PD.

 Socialistët e kanë bërë të qartë që nuk do të pranojnë shtimin e numrit të bashkive, ndërsa do të propozojnë shkrirjen e qarqeve dhe organizimin e vendit në rajone.

Ndërkohë të premten në orën 11:00 mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, mëson Ora News.