Arrestohet skifteri i motorave në Laprakë, në kërkim bashkëpunëtori
Nga Ora News Përditësimi i fundit 15 Qershor 2022, 11:36
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për disa vjedhje të motorrave në zonën e Laprakës.
Komisariati nr 3 bëri të mundur arrestimin e 29 vjecarit Ç. V banues në Tiranë, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpuntorin e tij 28 vjecarin R.J.
Ata akuzohen se në bashkëpunim kanë vjedhur tre mjete motorike në zona të ndryshme të Laprakës.
Sipas policisë rastet e konfirmuara të vjedhjeve të tyre janë:
Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.;
Më datë 28.02.2022, në rrugën "Lord Bajron", dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;
Më datë 14.06.2022, në rrugën "Mahmut Fortuzi", dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B. J.
