Një shtetase sulmohet me acid në Durrës

Një grua është sulmuar me acid.

Policia e Durrësit tregohet e rezervuar në informacion por thotë se për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një 49 vjeçar.

“Y. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me substancë të dëmshme (acid), një shtetase”

Nga informacionet e siguruara nga Ora News mësohet se mes 49 vjeçarit dhe gruas me profesion parukiere ka pasur një lidhje dashurie që duket se më pas ka përfunduar.

Personi i shpallur në kërkim është Ylli M.

 KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndërkohë po sot specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ndaj tij rëndon vepra penale "Dhuna në familje"