Protesa e fermerëve në Vaun e Dejës, Hila: Ka vjedhje, disa kanë marrë 3000 litra naftë, disa s'kanë marrë fare

Në protestën e organizuar nga fermerët e zonës së Vaut të Dejës në Shkodër ka marrë pjesë dhe deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, që ka deklaruar se në këtë zonë ka pasur vjedhje të naftës së shpërndarë nga Ministria e Bujqësisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai i ka bërë thirrje Ministres së Bujqësisë te kontrolloje abuzimet që po bëhen me fermerët për shpërndarjen e subvencioneve për naftën.

"Kam një thirrje për zonjës Krifca, ministren e bujqësisë, pasi ajo ka informacionin e duhur dhe të bollshëm sa i përket abuzimeve që po bëhen me fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës për shpërndarjen e subvencioneve të naftës. Në këto momente që po flasim janë shpërndarë mbi 120 mijë litra naftë, ku në listën e përfituesve janë të regjistruar rreth 350 fermerë," tha ai.

Megjithatë sipas tij një gjë e tillë nuk po zbatohet. Sipas Hilës, ka fermerë që kanë marrë mbi 3000 litra për familje dhe fermerë që nuk kanë marrë asgjë.

Ministria, thote ai, duhet të verifikojë në terren vjedhjet që janë bërë.

"Ishim mjaft të kënaqur kur dëgjuam nga kryeministri se do të ketë mbështetje për fermerët, por po ndodh e kundërta. Unë kërkoj që një ekip i përbashkët me përfaqësuesit e fermerëve të kësaj bashkie të verifikojnë vjedhjet që janë bërë nga digasteri i Ministrisë së Bujqësisë dhe institucionet e varura prej saj," tha ai.