Banorët e Vaut të Dejës në protesë: Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo
Fermerët e Vaut të Dejësit kanë dyshime se skema e naftës për akcizë u përdor nga zyrtarët socialiste për llogari votash. Sipas tyre nafta shkoi sipas bindjeve politike, ndaj këtë të mërkurë bllokuan rrugën Shkodër-Lezhë në shenjë proteste.
Në 3 qershor ora 10:39, fermeri Isa Muriqi mori këtë mesazh në telefonin e tij nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Aplikimi juaj me këtë nr, u pranua për tu vlerësuar në skemën e përllogaritjes së naftës për Bujqësinë”.
Por 12 ditë pas këtij mesazhi, ai jo vetëm që nuk është përfitues, por thotë se përzgjedhjet po bëhen në mënyrë selektive sipas bindjeve politike
"Po pse se përfitoj unë? Mua më kanë thënë thënë që të vij ta marr. Jo, më thanë, nuk e merr dot. Kam tre javë që merrem me naftën. Sot i kam furnizuar zetorët me 258 lekë/ litër naftë," tha ai.
Sëbashku me fermerët e tjerë të bashkisë Vau Dejës, ai doli në protestë duke bllokuar aksin rrugor Shkodër–Lezhë.
Njëzëri fermerët e kësaj zone hedhin akuza të forta ndaj drejtuesve të bujqësisë për mënyrën se si po bëhet shpërndarja e naftës pa akcizë.
Me pankarta në duar ato dhanë disa mesazhe ndaj qeverisë: "Nafta=Vota", "Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo".
"Për reflektim dhe hartim të politikae të duhura për të rinjtë, fermerët, për palët e interesit dhe për këdo që është pjesë e Shqipërisë sonë," thotë një qytetar.
Krah tyre në këtë proteste doli edhe deputeti i zonës, Zef Hila i cili i bëri thirrje ministrise të kontrollojë abuzimet, pasi në të kundërt do të jetë krah banorëve në çdo proteste.
"Shpërndarja e naftës tek fermerët në Vaun e Dejës është në kundërshtim të hapur me udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave," tha Hila.
Aksi Shkodër – Lezhë u bllokua për disa minuta, ndërsa protesta u monitorua nga forcat e policisë, të cilat paralelisht filmuan çdo pjesmarrës në protestë.