Apeli lë në fuqi vendimin, Pasuritë e vëllait të deputetit demokrat Mahmutaj mbeten të konfiskuara
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të vëllait të deputetit demokrat Kamsem Mahmutaj.
Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit, rezultonte i dënuar për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.
Mamutaj kishte apeluar vendimin e nr. 11, datë 22 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi konfiskimin e disa pasurive
Sot (15 qershor 2022) Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirkavendosi: "Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Apartamente, troje, tokë arë dhe një automjet në pronësi të deputetit të PD në Berat Kasem Mahmutaj janë konfiskuar nga Gjykata e Posaçme me vendimin e marrë në shkurt të këtij viti. Urdhri i konfiskimit për një total prej 25 pasurish ka ardhur pas hetimeve të Operacionit Forca e Ligjit ndaj vëllait të deputetit Gazmend Mahmutaj, i cili rezultonte i dënuar në Itali për trafiqe.
Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993.
Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vjet burg.
Në vitin 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjareve të tij u kontrolluan nga OFL e më pas SPAK dërgoi në gjykatë kërkesën e konfiskimit.
Më 2 shkurt 2022 Gjykata urdhëroi kalimin në favor të shtetit për dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe are dhe një automjet, të cilat janë gjetur në emër të Kasem Mahmutajt, ndërkohë që në total numri i aseteve të konfiskuara në emër të familjarëve të deputetit është 25.
