Vendos Apeli: Apartamentet e anëtarëve të familjes Prenga mbeten të konfiskuara
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin e konfiskimit të pasurive të tre anëtarëve të familjes Prenga.
Artan Prenga, Nikolin Prenga dhe Arta Prenga kërkuan rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi konfiskimin e disa pasurive
Trupi gjykues me kryesues Dhimitër Lara, anëtare Miliana Muça dhe Saida Dollani vendosi sot :Lënien në fuqi të vendimit nr.160, datë 18.10.2021 të Gjykatës së Posaçme shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Bëhet fjalë për Konfiskimin e pasurisë: -Apartament banimi me sipërfaqe 102 m2, kati i dytë,në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rrëshen
- Apartament banimi me sipërfaqe 100 m2, kati i dytë, në godinën në ndërtim pranë çerdhes së qytetit Rreshen.
Apartament banimi me nr. Pasurie 3/51 + 1-3, vol 7 fq. 3, ndodhur në zonën kadastrale 3224 me adresë: Rrëshen, Mirditë, P99/9/1, sh.1, k.2, ap.3 me sipërfaqe totale 74,87 m2, në pronësi të shtetases Arta Ndrec Prenga.
