Shehu: Spitalet të paguhen në bazë të indeksit të kostove, nuk ka konkurrencë mes tyre

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh se me ligjin e ri për spitalet pacientët nuk mund të shkojnë nga një spital në tjetrin.

Ai tha se spitali paguhet në bazë të indeksit të kostove që ka, teksa shtoi se në ligjin e ri nuk ka asnjë gjë të tillë, pra, si spitali që bën 1000 apo 100 operacioni, paguhen njëlloj.

Shehu: Me ligjin e ri nuk ndodh që pacientët të shkojnë nga një qytet në tjetrin. Pacienti ka në kurriz një çantë që janë shpenzimet e tij dhe shkon kudo. Kështu pacienti kthehet në motorin e konkurrencë spitalore. Për të shkuar në QSUT duhen 100 rekomandime. Pacienti vetë duhet të aplikojë, edhe pse ka një listë pritjeje.

Spitali paguhet në bazë të indeksit të kostove që ka. Në ligj nuk ka asnjë gjë të tillë. Pra, si spitali që bëri 1000 apo 100 operacioni, paguhen njëlloj. Kështu hiqet çdo element konkurrues mes spitaleve.