Berisha: Ky regjim përçmon mjekët, largimi i mjekëve është një dramë
Kreu i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mjekët, ku dhe kanë folur për problematikat në sistemin shëndetësor.
Në fjalën e tij Berisha tha se largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion, është një dramë e madhe.
Sali Berisha: Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë.
Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite.
Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës.
