Banorët e 5 majit mes 4 rrugëve: Nuk na kanë ofruar marrëveshje konkrete ku dhe kur do të përfitojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 19:14
Gjin Nikolli banor i zonës së 5 Majit në kryeqytet ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai i cili foli për projektin e rindërtimit në zonën e 5 Majit.
Nikolli tha se nga Bashkia nuk u është ofruar asnjë marrëveshje konkrete deri më tani në mënyrë që të dinë se ku dhe kur do ti marrin shtëpitë e tyre.
Nikolli: Të parën që pyetëm ishte te Avokati I Popullit dhe thanë mos e firmosni sepse ajo nuk ka vlerë. Pyetëm dhe avokat dhe të gjithë na kanë thënë që kjo aktmarrëveshje nuk vlen.
