Banori i 5 Majit: Veliaj vjen në zonë takon 4 ose 5 veta dhe ikën, nuk të lënë ta takosh

Gjin Nikolli banor i zonës së 5 Majit në kryeqytet ishte i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai i cili u shpreh se ka dashur ta takoj Kryebashkiakun Veliaj kur ka qenë në lagjen e tij por nuk e kanë lënë.

Banori i 5-Majit: Ata erdhën me Erion Veliaj me kompani dhe Edi Rama me pretekstin se do të japin shtëpi atyre të tërmetit dhe dola e më tha polici ku po shkon. I thash a kanë ardhur këto të na takojnë. Jo më tha është e ndaluar se ato janë të zgjedhur. Pse ky është takimi me popullin.