Nënë Liza përgënjeshtron Veliajn: Mos gënje nuk kam takuar asnjë nga Bashkia dhe nuk kam firmosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 19:02
Nënë Liza ka qenë e ftuar këtë të martë në Ora News.
Gjatë intervistës me Gazetaren Sonila Musai përgënjeshtroi deklaratat e kryebashkiakut Veliaj se ajo ka firmosur marrëveshjen dhe është takuar me kreun e IMT.
Nënë Liza: E vërteta është që ai është duke shpifur. Unë ju kam thënë dhe banorëve të gjithëve që kur të firmos do t’ju tregoj të gjithëve. Unë as nuk kam firmosur bonus as nuk kam firmosur kontratë as nuk e kam në mend që të firmos. Pra Erion Veliaj të mendoj si për nënën e tij.
