Turizmi/ Vathi: Do të ketë një rritje të çmimeve rreth 10-15 % në raport me vitet e kaluara
Operatori turistik, Besnik Vathi, është shprehur se ky vit do të jetë ndryshe se dy vite më parë, përsa i përket turizmit.
Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Vathi se çdo gjë është e hapur, gjë e cila do bëjë që njerëzit të lëvizin pa kufizime drejt Shqipërisë.
Besnik Vathi: Ky vit është i ndryshëm nga ai i dy viteve më parë, sepse ky vit nuk ka pengesat e viteve të kaluara, çdo gjë është e hapur. Nga vendet perëndimore nuk ka më harta të kuqe. Shpresoj që turizmi i plazhit do të jetë më shumë se në vitin 2019. Fluksi ka filluar. Fluturimet janë të mbushura plotë.
Ai u shpreh se këtë vit kemi humbur vetëm turizmin historik-kulturor në pranverë, por që besoj se do të jetë në nivel të lartë gjatë sezonit të vjeshtës.
Më tej Vathi tha se këtë vit do të ketë një rritje të çmimeve rreth 10-15 %, ndryshe nga vitet e kaluara.
Besnik Vathi: Çmimet po rriten, ky nuk është vetëm problem në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Rritja e çmimeve do të jetë natyrshëm aty ku ka më shumë kërkesë dhe më pak ofertë. Unë besoj se do të ketë një rritje 10-15 % në raport me vitet e kaluara. Sektori i hotelerisë ka nevojë për më shumë shtretër, por kjo nuk bëhet nëse nuk shoqërohet sezoni me politika nxitëse. Ne duhet të marrim masat dhe të përballojmë, së bashku me shërbimet që kemi pasur.
