Alibeaj: Anëtarët e PD-së do marrin pjesë në komisionin e reformës territoriale, në qendër njeriu

Pas përfundimit të mbledhjes së një pjese të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka folur edhe deputeti Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj tha se anëtarët e PD-së do të jenë pjesë e komisionit të reformës territoriale dhe se ekspertët që kanë njohuri do të jenë pjesë.

Ai shtoi se si synim final për reformën territoriale, është përcjellja e të gjithë sensibiliteteve që publiku ka sot për reformën e 2014-ës.

Alibeaj: I kanë informuar jo vetëm për fillimin e veprimtarisë së komisionit. Anëtarët tanë në komisionin e reformës territoriale, gjatë gjithë veprimtarisë së tyre, do marrin dhe do vjelin jo vetëm kontributin e deputetëve të PD-së, por edhe kryetarëve të bashkive tona, njerëzve që kanë njohur. Eksperti që ka pasur njohuri dhe ka njohuri të vlefshme, unë besoj që është një nga virtytet që duhet të jetë pjesë e punës së këtij komisioni.

Si synim final për reformën territoriale, është përcjellja e të gjithë sensibiliteteve që publiku ka sot për reformën e 2014-ës. Në çfarëdolloj forumi që kemi pasur, ka qenë dështimi spektakolar i reformës territoriale. Ne kemi synim që me një reformë territoriale, në qendër të jetë njeriu. Ky do jetë kriteri i pare, të gjithë ramë dakord që kjo reformë është një dështim. Ekspertiza duhet të jetë pjesë e reformës territoriale.