Banorët e Kombinatit: Protestat nuk janë politike, keqbërësi ynë është Erion Veliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Qershor 2022, 19:29
Edmond Çata banor i zonës së Kombinatit në një intervistë me Gazetaren e Ora Neës Sonila Musai u shpreh se bashkimi i gjithë banorëve të zonës ka ardhur si nevojë e rrethanave të tyre dhe se protestat e tyre nuk janë politike.
Çata: Çfarë politike mund të ketë këtu ? Ti kur ecën në rrugë po të qëlloi dikush me grusht çfarë do të bësh do ti kthehesh. Në këtë rast ti reagon ndaj të keqes ndaj dëmit që të bëhet. E njëjta logjikë funksionon dhe në marrëdhënien me qeverinë. Tani çfarë duhet të them Bravo Erion Veliaj dhe Edi Rama që donit të prishnit pallatin tim? Jo s’mund ta them këtë .Pra kjo nuk është politike.
