Romë/ 15 vjeçari goditet me thikë nga bashkëmoshatari, në gjendje të rëndë

Një 15 vjeçar është goditur me thikë në krah nga një bashkëmoshatar i tij. Ai u shtrua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, më datë 13/06/2022, në Viale Giulio Cesare, në stacionin e metrosë Lepanto të Torinos.

Nga sa mësohet nuk dihen ende arsyet e sulmit ndaj 15 vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij 16 vjecar i cili pas ngjarjes është larguar me tre shokët e tij, ndërsa hetuesit mendojnë se një sherr banal mes të rinjve ka sjellë dhe sulmin.

Policia po heton më tepër për të zbardhur ngjarjen teksa adoleshenti është i shtruar në spital në rrezik për jetën.