Pushime në Shqipëri? Ja çfarë iu sugjeron blogerja e udhëtimit

E ftuar në “Jeto me Orën” në RTV ORA, blogerja e udhëtimit Deli Muçollari mes të tjerave ndau me ndjekësit edhe destinacionet ku mund të pushojnë të gjithë familjet me fëmijë.

Deli Muçollari: Është e nevojshme të ndajmë dy gjëra. Që kemi shoqëri nga Instagrami, që bëjnë “check in” në resortet e jugut, kemi dhe gjithë Shqipërinë pastaj. Check-inet në jug janë fundjavash, ato familjet që kanë 2-3 fëmijë, që kanë 15 ditë pushim dhe duan të pushojnë, ku do të shkojnë? Patjetër që ka opsione, sepse po i tmerojmë njerëzit. Disa ditë në ujëra të kripura na duhen,  në Shëngjin, në Velipojë, në Divjakë, bregdetin e Fierit, në Pogradec.