Situata më e sikletshme? Stefi Prifti: Ishte momenti më i ndërlikuar. U dyshua nëse do këndonim dot apo jo
Ata janë dyshja e pandarë si në jetën private ashtu edhe profesionale. Zëri i tyre magjik dhe shumë profesional arriti të ndryshonte konceptin e të kënduarit live në një tjetër dimension. Gjithmonë lart e më lart më qindra bashkëpunimë dhe projekte muzikore që nuk dalin kurrë nga tregu muzikor dhe kjo falë talentit të tyre.
Por, kuriozë jemi të dimë se çfarë situate të sikletshme kanë kaluar vëllezërit Prifti gjatë performancave të tyre live.
Dajana: Situata më e sikletshme që keni kaluar gjatë performancave live?
Stefi: Para dy ditësh e pashë në YouTube që ishte postuar një interpretim i yni në Prizren tek Festivali i Prizrenit. E mbaj mend që Endri në backstage dhe para se të dilte ka qenë në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar në raport me vokalin. Ndoshta kishte abuzuar se nuk më kujtohet tamam.
Endri: Isha pa gjumë për dy ditë dhe në gjendje të ngjirur fare
Stefi: Aty u vendos në diskutim nëse do të mundeshim t’a kryenim si mission sepse ishte edhe një festival shumë i rëndësishëm, siç është zambaku i Prizrenit dmth një Festival që ne ishim të ftuar për të përshëndetur kolegët tanë konkurrentë. Ne ishim në një pozicion shumë të vlerësuar nga organizatorët e atij eventi
Endri: Që t’a sqarojmë edhe për publikun ne kudo që kemi shkuar muzikën e kemi qarë fare!
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
