U infektua me HPV në makinën e partnerit, gruaja dëmshpërblehet me 5.2 milion dollarë nga kompania e sigurimit

Një grua nga Missouri do të dëmshpërblehet me 5.2 milion dollarë pasi mori një sëmundje seksualisht të transmetueshme nga partneri i saj në makinën e tij.

Makina ishte e siguruar nga kompania GEICO që do të duhet t'i pagojë dëmshpërblimin denoncueses.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gruaja një banore na konteja Jackson deklaroi se ra në kontakt me Papillomavirus (HPV) nga partneri i saj, i cili nga neglizhenca apo keqdashja nuk e kishte informuar gruan për diagnozën e tij.

Në shkurt të 2021 gruaja denoncoi në gjykatë kompaninë GEICO të sigurimit të makinës. Gruaja kërkoi një milion dollarë dëmshpërblim nga kompania e sigurimit gjë që kompania refuzoi ta paguante në Gjykatën e Apelit në Missouri.

Cështja u dërgua në Gjykatën e Arbitrazhit e cila përcaktoi se në makinën e të siguruarit ka patur një akt seksual që ka çuar në infektimin e gruas me HPV, pavarësisht nëse partneri e dinte një gjë të tillë apo jo.

Gjykatësi caktoi një dëmshpërblim prej 5.2 milion dollarësh nga kompania e sigurimit për të dëmshpërblyer të dëmtuarën. Pavarësisht apelimit të dënimit që kompania bëri, Gjykata la në fuqi vendimin për dëmshpërblim.