Peshkaqeni gjendet i ndarë në dysh në plazh

Një peshkaqen i cili është gjetur i ndarë në gjysmë, ka ngjallur frikën se një peshk shumë më i madh se ai e ka sulmuar atë.

Fotoja e peshkaqenit është ndarë në rrjetet sociale, ndërsa në komente shkruhet se ai mund të jetë sulmuar nga një ‘bishë’ tjetër.

Sipas mediave të huaja, peshkaqeni është parë nga një person i cili po shëtiste në plazh në Oak Island, Kanada.

Mbetet mister, se kush e ndau ‘peshkaqenin’ në gjysmë.