Prindërit gjermanë lanë foshnjën në veturë në 30 gradë celsius dhe morën qenin me vete

Një histori e pazakontë ndodhi në Kroaci. Një fëmijë 7-muajsh ishte lënë brenda në veturën e mbyllur për 45 minuta, deri sa kanë ndërhyrë zjarrfikësit.

Çifti, kishte lënë fëmijën në veturë ndërkohë që me vete e kishte marrë qenin.

Temperatura jashtë në orën 12.54 kur ndërhynë zjarrfikësit, ishte 30 gradë celsius.

Zjarrfikësit thyen xhamin e veturës dhe nxorrën jashtë fëmijën derisa mbërriti ambulanca”, njoftuan zjarrfikësit e Umagut në Facebook, përcjellin mediat kroate.

Shpejt, mbërritën prindërit, turistë gjermanë.

“Pasi e nxorëm fëmijën nga vetura, prindërit u shfaqën duke shtyrë karrocën në të cilën ndodhej qeni i tyre i përkëdhelur”, thuhet tutje në njoftim.