NATO nxjerr "muskujt", stërvitje në "pragun" e Putin

Mijëra trupa të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake të bërë ndonjëherë duke testuar sistemet e tyre të mbrojtjes dhe ato raketore në kufirin Rusisë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Stërvitja po ndodh mes frikës se lufta e Putin në Ukrainë mund të shtrihet dhe në vendet e tjera.

Teksa avionët që u panë të fluturonin mbi Poloninë e vendet baltike mendohet të jenë pjesë e 'lojës së luftës', ministrat e mbrojtjes u mblodhën në Islandë për bisedime mbi rrezikun e armiqësive të mundshme.

Duke folur në Rekjavik, Thordis Gylfadottir, ministri i jashtëm i Islandës, i tha grupit verior prej 12 kombesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, se ata duhet të përgatiten për skenarin e rastit më të keq në lidhje me Rusinë.

"Kërcënimi i një agresioni të drejtpërdrejtë ushtarak kundrejt një vendi të NATO-s nuk mund të përjashtohet më," deklaroi ministri.

Rreth 3,000 trupa të NATO-s po marrin pjesë në Ramstein Legacy, i cili përfshin 17 vende aleate që ushtrojnë në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni me avionë, sisteme të mbrojtjes raketore dhe sisteme të luftës elektronike.

Gjithsej 50 avionë luftarakë ose avionë të tjerë kanë fluturuar nga bazat në të gjithë Evropën dhe 17 sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketore me bazë në sipërfaqe janë duke u testuar në një shfaqje force.

Britanuia ka cuar në stërvitje 100 trupa nga Grupi i 7-të i Mbrojtjes Ajrore në bazën ajrore Amari, Estoni, Ustka dhe Poloni, të cilët drejtojnë automjetet "Stormer", të armatosur me raketa anti-ajrore "Starstreak", të cilat ndahen në tre shigjeta e që mund të copëtojnë objektivat.