E rëndë! Kishte inat me bashkëshorten, 59-vjeçari i vë zjarrin tre të moshuarve e më pas vret dhe veten
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2022, 18:21
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro, ku një burrë, u ka vërën flakën tre të moshuarve, për shkak të inatit që kishte me gruan.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se burri ishte hakmarrë ndaj bashkëshortes duke i vënë flakën dajës, hallëssë saj dhe një të moshuari 73-vjeç.
Mësohet se ai i ka djegur me benzinë, ndërsa aktualisht të moshurit ndodhen në spital dhe janë në gjendje kritike për jetën.
Rusia vendosë kushte për lejimin e eksportit të grurit ukrainas
8 Qershor, 17:58
Sipas mediave greke, 59-vjeçari kishte një urrejtje të pakuptimtë ndaj ish-bashkëshortes, prandaj kjo ishte arsyeja pse iu vuri flakën 3 të moshuarve, si shenjë hakmarrjeje se përse ata ndihmonin ish-gruan e tij.
Pas ngjarjes ai i ka dhënë fund jetës së tij, ndërsa u gjet nga nja policia në një fushë.

