FBI-ja konfiskon superjahtin e oligarkut rus

Një superjaht me pronësi ruse që dyshohet se lundroi në Fixhi për t'i shpëtuar konfiskimit është marrë në SHBA pasi një gjykatë la në fuqi një urdhër të FBI-së.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
 
Policia amerikane kishte gjurmuar për muaj të tërë superjahtin "Amadea", më një gjatësi prej 106 metra i cili ishte në pronësi të oligarkut Suleiman Kerimov ndaj së cilit janë vendosur sanksione.
 
Agjentët kishin konfiskuar superjahtinme mbërritjen e saj në Fixhi në muajin prill, por pronari i tij kishte nisur një betejë ligjore për të ndaluar kapjen.

FBI-ja konfiskon superjahtin e oligarkut rus

Ai kishte argumentuar se urdhër-arresti binte ndesh me ligjin lokal të ishullit të Paqësorit.
 
Megjithatë të martën, Gjykata e Lartë e Fixhit e hodhi poshtë këtë argument dhe urdhëroi heqjen e tij, duke vënë në dukje se ankorimi i jahtit gjigant në portin  "Lautoka" i kishte kushtuar qeverisë lokale shumë shtrenjtë.

"Për financat publike, ishte më mirë që anija të hiqej," tha kryegjykatësi Kamal Kumar.

Ai zbuloi se jahti kishte lundruar në ujërat e Fixhit "pa asnjë leje dhe me shumë mundësi për t'iu shmangur ndjekjes penale nga Shtetet e Bashkuara".

Ekipi mbrojtës i pronarëve të regjistruar të jahtit, Millemarin Investments, kishte argumentuar se anija nuk ishte pronë e zotit Kerimov dhe përkundrazi i përkiste një biznesmeni tjetër rus, i cili nuk po përballet me sanksione.

Por autoritetet amerikane pretendojnë se Kerimov ka ende një lidhje të dobishme me superjahtin.
FBI pretendoi se jahti ishte përpjekur gjithashtu t'i shpëtonte zbulimit menjëherë pasi filloi lufta, duke fikur sistemin e saj të automatizuar të gjurmimit.

Autoritetet amerikane sanksionuan për herë të parë Kerimov në vitin 2018 për një sërë akuzash për pastrim parash.

Rusia është sanksionuar nga vende të tjera që atëherë, duke përfshirë bllokun e BE-së pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.