Kinë/ Avioni ushtarak bie në një zonë të banuar, të paktën një i vdekur

Një avion ushtarak kinez është rrëzuar në një zonë banimi në Kinën qendrore, duke vrarë të paktën një person.

Lajmin e bëri të ditur transmetuesi kombëtar shtetëror i Kinës CCTV.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aeroplani, një avion J-7 i Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, ishte në një mision stërvitor në provincën Hubei kur u rrëzua, duke dëmtuar disa shtëpi, tha CCTV.

Një banor ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Piloti, i cili pësoi lëndime të lehta, u hodh me sukses nga avioni me parashutë në tokë përpara se të rrëzohej. Si piloti ashtu edhe civilët e plagosur u dërguan në spital.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë disa shtëpi në flakë, që janë shkaktuar nga përplasja, e cila ndodhi pranë aeroportit Laohekou në Xiangyang, provincën Hubei.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve të rrëzimit të avionit, raoorton CNN.