Zyrtari ukrainas akuzon Rusinë për vjedhjen e 600 mijë ton drithë

Një zyrtar ukrainas ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e 600 mijë ton drithëra nga Ukraina, që sipas tij janë dërguar në Lindjen e Mesme.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nënkryetari i Unionit Publik të Këshillit Agrar të Ukrainës, Denys Marchuk ngriti akuza se drithi ishte vjedhur në rajonet e pushtuara nga forcat ruse. Ai më pas ishte dërguar në portin e Sevastopolit, në Krime (rajon i pushtuar nga Rusia) para se të dërgoheshin në Lindjen e Mesme.

"Ndaj Rusisë është ngritur dhe një çështje penale në Gjykatë, ku kërkohet dëmshpërblim i të prekurve nga vjedhja e drithit," tha Marchuk.

Sipas tij një gjë e tillë ishte një operacion i mirëplanifikuar nga ana e Rusisë, gjë për të cilën Rusia nuk ka reaguar ende.