Rusët pushtojnë të gjithë Donbasin. Kievi: Forcat tona janë në disavantazh numerik me trupat ruse

Administrata ushtarake ukrainase në rajonin e Luganskut në Donbas kanë thënë se qyteti kyç i Severodonjeckut është pothuajse i gjithi në duart e forcave ruse.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Raportimet vijnë një ditë pasi, forcat ukrainase thanë se ato kishin arritur të rimarrin gjysmën e qytetit.

Presidenti Zelenski tha se i gjithë fati i Donbasit do të varet nga beteja në Severodonjeck, që aktualisht ndodhet në duart e rusëve.

Forcat e Kievit vijojnë rezistencën por kanë realizuar një tërheqje taktike nga Severodonjecku, për shkak se forcat ruse intensifikuan ndjeshëm sulmet me artileri e tanke për shkak të avancimit ukrainas.

Guvernatori i Lugasnkut, Serkij Gaida u shpreh se qyteti është shndërruar në një gërmadhë si pasojë e sulmeve ruse.

Nëse rusët arrijnë të mbajnë Severodonjeckun, kjo do të ishte një fitore e madhe për Kremlinin, i cili që përpara 24 shkurtit kontrollonte rreth 1/3 e Donbasit përmes separatistëve pro rusë.

Së fundmi Kievi e ka pranuar se forcat e tyre janë në disavantazh numerik në Lugansk dhe Donjeck krahasuar me trupat ruse.