Biden në Evropë për samitin e G7-ës dhe samitin e NATO-s
Lufta në Ukrainë ka sjellë vëmendje më të madhe të Amerikës për hemisferën Perëndimore.
Përkundrejt presidencës së shkuar Trump, administrata e Biden kërkon që të ndërtojë sa më shumë aleanca të forta me Evropën dhe më gjerë.
Shtëpia e Bardhë njofton se Presidenti Biden do të udhëtojë në Evropë në fund të qershorit drejt Evropës për të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme.
Kreu i Dhomës Ovale do të udhëtojë në Schloss Elmau në Gjermani më 25 qershor për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G7-ës ku në fokus do të jetë lufta në Ukrainë, ngrohja globale, siguria globale shëndetësore dhe kriza ushqimore dhe energjitike e shkaktuar nga lufta e Rusisë.
Në vijim, Bideni do të udhëtojë në Madrid për t'iu bashkuar Samitit të NATO-s.
Lufta në Ukrainë ka sjellë unifikim më të fortë të aleatëve të NATO-s kundër agresionit. Sipas Shtëpisë së Bardhë, aleatët do të miratojnë një Koncept të ri Strategjik për të udhëhequr transformimin e NATO-s gjatë dekadës së ardhshme.
Sipas ekspertëve ushtarakë, NATO do të fokusohet më shumë në dekadën e ardhshme te forcimi i parandalimit dhe mbrojtjes, tek ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve transnacionale, ku përfshihet kibernetika dhe klima, si dhe thellimi i partneriteteve me në Azi.
