Ligji për armët në SHBA në vend numëro. Kalon në Kongres, pritet të rrëzohet në Senat

Kongresi amerikan ka kaluar një projektligj për të forcuar rregullat për armëmbajtje në Shtetet e Bashkuara.

Projektligji parashikon rritjen e moshës për të blerë armë automatike dhe gjysmëautomatike, si edhe ndalon shitjen e karikatorëve të me kapacitet më shumë se 15 fishekë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Debati për armët në SHBA është i nxehtë pas ngjarjeve të fundit tragjike në Buffalo, Nju Jork, Uvalde dhe Teksas.

Për analistët e politikës amerikane, projektligji ka pak gjasa që të kthehet në ligj pasi do të rrëzohet në Senat. Por për demokratët kjo është parë edhe si një lëvizje politike për të kënaqur votuesit e tyre. Republikanët në krahun tjetër janë pro rregullave për armëmbajtjen, por më të fokusuar te siguria në shkolla dhe te shëndeti mendor.

Tema pritet te jetë e rëndësishme në zgjedhjet e nëntorit.

Vrasja e 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në Uvalde ka ringjallur fort në debatitn publik temën e armëmbajtjes, teksa të dyja palët janë të gatshme ta adresojnë këtë temë kaq të rëndësishme për publikun amerikan.