Kosovë/Veteranët e luftës në protestë para Kuvendit, lëndohet një polic

Kosovë/Veteranët e luftës në protestë para Kuvendit,

Një polic raportohet të jetë lënduar në protestën qe po mbahet në oborrin e Kuvendit, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Veteranët e luftës po protestojnë jashtë Kuvendit të Kosovës. Ata kanë tentuar disa herë të futen në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Veteranët kanë dalë në protestë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për mospërfshirjen e tyre në ligjin për pagën minimale.

Kosovë/Veteranët e luftës në protestë para Kuvendit,

Për shkak të trazirave të shkaktuara ka pasur dhe një shtim të forcave të policisë në ambjentet e jashtme që kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpëndarë protestuesit që vazhdojnë të mos largohen nga aty.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka dalë para protestuesve duke u munduar t’i qetësojë veteranët e UÇK-së.

“Ju keni të drejtë në çdo gjë, por një gjë ta dini, mos gaboni t’i dëmtoni këto institucione. Këta policë që janë të detyruar ta mbrojnë institucionin, janë tanët. Nuk është dashur t’iu nxjerrin në rrugë”, ka thënë Berisha.

Një shtim të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ka pasur dhe në ambjentet e brendshme të Kuvendit.

Kosovë/Veteranët e luftës në protestë para Kuvendit,