Receta e gjyshes: Si të përgatisni limonadë (shurup) me petale trëndafili

Kur ishim të vegjël në shtëpitë e gjyshes, diku në një cep të një dhome gjenim të renditur damixhanët (Binde) me limonatë trëndafili.

Në kohën e komunizmit, kur nuk ekzistonte coca cola, apo pijet e tjera të gazuara veç një arançate që edhe ajo ishte me pikatore, limonada ishte pija më e mirë për të mirëpritur dhe nderuar jo vetëm miqtë por dhe fëmijët e vegjël.

Për më tepër që oborret e shtëpive private ishin plot me trëndafila.

Aroma ishte kundërmuese dhe shija fantastike. Por jo vetëm në mjekësinë popullore kjo konsiderohet edhe si ilaç për mëlçi dhe zorrë, ndërsa në industrinë kozmetike qëmoti është i njohur ndikimi i tij i mirë në vitalitetin e lëkurës

Nëse në oborrin tuaj keni trëndafila, sidomos nëse janë me aromë ne po jua sjellim mënyrën si ta përgatisni

Përgatitja:

 Tri të katërta e enës me vëllim prej 5 litrash mbushni me petale trëndafili.

Shtoni limontoz apo lëng limoni sipas dëshirës

Mbusheni me ujë dhe mbyllni kapakun

Lëreni në diell për gati më shumë se 10 ditë

Një pjesë mund ta kulloni dhe ta vendosni në një shishe dhe ta rregulloni me sheqer sipas dëshirës tuaj.

Serviret e ftohtë.

Kujdes trëndafilat duhet të jenë me aromë