“Kamp të persekutuarish” në demokraci, banorët e fshatit Shtyllas në Fier vuajnë për ujë e shërbime

Shtyllasi është një fshat në Fier ku gjatë regjimit komunist dërgoheshin në internim familjet që kundërshtonin regjimin. Banorët e mbetur atje thonë se nuk janë ndier ndryshe as në 3 dekada demokraci. Mungesa e ujit është shqetësimi kryesor.

“Fillimisht ka qene kamp dhe kishte ujë kishte ujë.”

Mungesën e ujit banorët e Shtyllasit në Fier nisën ta vuajnë në demokraci.

“Deri në 2012 kishim ujë 24 orë. Sa e mori PS, kemi harxhuar shumë lekë për energjinë.”

Prej asaj kohe, puset dhe depozitat u kthyen në shpëtim.

“Po ta dinë ku e marrim ujin si banorë ata duhet t’i bëjnë varin vetes së tyre nga puset që janë 10 metra me ujë të qelbur.”

Për konsum thonë se u del më lirë të pinë vetëm qumësht.

“Pimë qumësht. Është shtrenjtë uji.”

Ndihen të internuar në Komunizëm, e të harruar në demokraci.

“Këta janë socialistë dhe komunistë, nuk pyesin fare për ne. Nuk ke ku ankohesh.”

Pa ujë, infrastrukturë, shërbime dhe mundësi punësimi kanë pasur vetëm një zgjidhje.

“Këtu kanë ikur të gjithë dhe gjen vetëm pleq.”