“Shpëtoni Vjosën”, Koncert në Tepelenë për mbrojtjen e lumit të fundit më të egër në Evropë

Në Tepelenë përmes një koncerti artistët më të njohur të skenës shqiptare kërkuan shpalljen e luginës së Vjosës Park Kombëtar. Kauza bëri bashkë edhe artistë nga Kosova ndërsa aktivistët thonë se janë shumë pranë realizmit të qëllimit të tyre.

Janë artistët më të njohur të skenës shqiptare.

Prej vitesh i japin zë kauzës së Vjosës.

Kërkojnë të shpallet park kombëtar për të shpëtuar vlerat e rralla natyrore e për t`i trashëguar te brezat e ardhshëm.

Thonë se përmes artit duan të ndërgjegjësojnë njerëzit dhe qeveritarët mbi rëndësinë që ka mbrojtja e lumit të fundit më të egër në Evropë.

“Njerëzit e ndjejnë kur një kauzë është e rëndësishëm për tu mbrojtur, sidomos kur vjen puna për një kauzë e tillë.”

Kauza ka mbështetjen edhe të artistëve nga Kosova.

“Me mbrojt Vjosën dhe natyrën që kemi.”

Aktivistët dhe këngëtarët që prej gati një dekade janë angazhuar në mbrojtje të lumit Vjosë thonë se janë shumë afër realizimit të qëllimit të tyre.

“Besoj se jemi pranë mbrojtjes së luginës së Vjosës.”

Me një shtrirje prej 272 km, 80 prej të cilave janë në Greqi, Vjosa është cilësuar nga qeveria si Park Natyror.

Ndonëse kjo ofron njëfarë mbrojtjeje, nuk ofron maksimumin e kërkuar nga aktivistët dhe qytetarët për ta mbajtur larg lumin nga çdo lloj shfrytëzimi.