Karnavalet e Korçës, festa në rrugë dhe turistët “gjallërojnë” qytetin e serenatave
Për të 15-dhjetin vit radhazi në Korçë u mbaj festa e Karnavaleve që shënon në mënyrë simbolike nisjen e sezonit turistik verorë.
Korça çeli sezonin turistik me karnavalet.
Trupa nga disa vende të botës gjallëruan qytetin juglindor teksa parakaluan para mijëra qytetarëve e turistëve që kishin dalë për t’i parë.
“Jemi në edicioni e 15-të të karnavaleve. Çdo vit karnavalet rriten.”
“Karnavalet janë një festë që e festojmë çdo vit.”
Një grup nga Serbia ra në sy për veshjen e veçantë në këtë edicion të 15-të.
“Është hera e parë, por është diçka shumë e bukur, jemi të lumtur sepse ka shumë njerëz.”
Vit pas viti Korça bashkë me rrethinat po shënojnë rritje të numrit të vizitorëve.
Kryebashkiaku Sotiraq Filo, thotë se ata janë marrë të gjitha masat për një sezon të suksesshëm.
“Ne kemi rreth 3500 shtretër të regjistruar. Besoj se ky sezon do të jetë i mbarë, sepse Korça është një destinacion i rëndësishëm i vendit.
Festa përfundoi në pazarin e vjetër.
